VIDEO | ‘Je një hajdut’, Agron Shehaj përplaset me Damian Gjiknurin në Kuvend

17 Nëntor 2022 | 18:24

Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me tensione edhe pasditen e së enjtes.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe ai i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri kanë shkëmbyer akuza dhe ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Pjesë nga debati:

Damian Gjiknuri: “Unë nuk erdha këtu për të bërë debate. Mos e përdor këtë foltore për të zëvendësuar Gjykatën e Tiranës. Ti je një rast interesant. Ti sfidon ligjet e natyrës se si ka mundësi të bëhesh ti i pasur me këtë pamje dhe budallalëqet që thua.

Ti duhet të jesh një rast i mirë për t’u studiuar. Po të ishte për ndërtim, shiko ndërtimin tënd, se ke ndërtim aty je fshehur me emër tjetër. Më trego sekretin sesi një budalla mund të bëhet i pasur, pasi do t’u jepje shpresë miliona njerëzve.”

Agron Shehaj: “Një hajdut je thjesht një hajdut që vetëm shan. Hajdut je dhe hajdut do mbetesh”.

Damian Gjiknuri: “Shko në gjyq”.

Agron Shehaj: “Ti e kontrollon drejtësinë. Hajdut, qepe.”

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026