Sharka tregon detaje për protestën që u zhvillua sot në Divjakë për traun
Kryetari i Partisë Demokratike në Divjakë Eduart Sharka në një intervistë për Euronews Albania tha se ditën e sotme kanë protestuar pasi nuk pranojnë që të vendoset tra në një rrugë që është nacionale.
Ai tha se në momentin që vendosën të largonin kioskën në të cilën pretendohej të rrinte një person për njerëzit që do të futen në parkun e Divjakës ka ndërhyrë policia, ku mes tyre dhe protestuesve pati dhe përplasje.
“Sot në Divjakë është protestuar kundër një trau me pagesë që po vihet në rrugën nacionale plazh-bregu i detit. Aty kanë filluar punimet. Ne kishim një protestë pardje kur nuk ishte vendos asgjë, ndërsa dje ishte vendosur një kioskë ku nënpunësi merrte pagesën. Ajo është një rrugë me dy korsi.
Ne protestuam se nuk pranojmë të vendoset ai tra në atë vend në rrugë nacionale sepse e para është e paligjshme. Nuk e di ku e kanë gjetur të drejtën që të vendosin një tra në rrugën nacionale dhe t’I kërkojnë pagesë çdo qytetari që kalon. Policia ishte në mbrojtje të një kioskë të paligjshme. Kishte shumë forca policia. Ne donim ta zhvendosnim kioskën nga rruga dhe i kërkuam policisë që ta largonim, por në këtë moment ajo u bë gardhë në mbrojtje të kioskës. Pati dhe një përleshje”- shprehet Sharka.
Sipas tij ai tra e ndanë Divjakën në dy pjesë, ndërsa shtoi se protestën kundër vendosjes së tij do e vazhdojnë dhe në ditët në vijim.
“Ai tra e ndan Divjakën në dy pjesë. Ajo është rrugë nacionale që lidh Divjakën me Bregdetin. Nuk është problem tarifa po simbolika e atij trau. Të gjithë janë kundër këtij traut, bashkia e Divjakës është kundër.
Nuk ka pasur asnjë konsultim me qytetarët për vendosjen e këtij trau. Protesta do të vazhdojë, jemi të vendosur që ai tra mos të vendoset. Është një gjest i papranueshëm. I bie që në çdo fshat të vendoset një tra”- shtoi ai.
Banorët e Divjakës refuzojnë të paguajnë lekë për të vizituar Parkun e Karavastasë në Divjakë. Ata kanë protestuar dhe janë përplasur me policinë, duke kërkuar heqjen e traut të vendosur në hyrje të parkut.
Vizitorët që hyjnë ne parkun e Divjakës, duhet të paguajnë tarifë. Bileta është kërkuar dhe vendosur nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura me çmim 50 lekë për individët dhe 150 lekë për automjetet.
Por, trau i vendosur në hyrje të parkut nuk është mirëpritur nga banorët dhe deputetët e zonës.
Ata kanë mbajtur në duar pankarta të ndryshme ku shkruhej, “Mos ndaloni ajrin” dhe “Fëmijët tanë duan oksigjen”.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së