“Beogradi, kryeqyteti i mikpritjes”, Vuçiç darkon me Ramën dhe Kovaçevskin (Foto)

17 Nëntor 2022 | 22:24

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar Serbinë ku ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale që është zhvilluar në Beograd.

Pjesëmarrës të kësaj konference kanë qenë dhe liderë të tjerë të Ballkanit, përfshirë dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçveski.

Pas takimit, tre liderët, Aleksandër Vuçiç, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçesvski kanë darkuar së bashku, si miq.

Këtë e ka zbuluar Vuçiç, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto nga një restorant ku krahas saj ka shkruar se po pret Ramën dhe Kovaçevskin.

“Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve të vitit të ardhshëm në Beograd”, shkruan Vuçiç.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026