Pagesa për parkimet, opozita: 50% për privatin dhe 50% për qytetarët

18 Nëntor 2022 | 15:48

Ndryshimet në Kodin Rrugor ka qenë në fokus të diskutimeve në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Deputeti demokrat, Lefter Gështenja kërkoi që në kod të përfshihet ndarja në mënyrë të barabartë e hapësirës së parkimit mes privatit dhe publikut.

“Nuk mund të ketë në rrugët kryesore nuk mund të ketë parkingje më shumë se 50% me pagesë, ç’ka do të thotë rrugët kryesore ku vendoset tabela parking me pagesë duhet të ndahen minimalisht 50 me 50 %, ku 50 % ti takojnë publikut parkingje pa pagesë dhe 50 % e këtyre parkingjeve të jenë me pagesë”, tha Lefter Gështenja.

Propozimi u pranua nga mazhoranca.

“Unë besoj që ne jemi dakord me këtë propozim. Unë kam marrë mendimin edhe të disa përfaqësuesve të bashkive të Shqipërisë por në mënyrë të veçantë bashkisë së Tiranës, ndarja 50 me 50 % është krejtësisht normale, është edhe në detyrën e tyre për ta realizuar këtë gjë”, u shpreh Arben Pëllumbi.

Por, palët nuk gjetën dakordësi nëse kjo gjë duhet të aplikohet sipas zonave apo rrugëve. Për këtë u vendos që në mbledhjen e radhës të thërriten edhe përfaqësues të bashkive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri

Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të...
22:09 | 28/06/2026

LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e Tiranës. Në ditën e 29-të qytetarët vijojnë protestën teksa pritet...
21:44 | 28/06/2026

Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare këtë të diele i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën qytetare...
21:36 | 28/06/2026