Art me hekur, 23-vjeçari përdor mbetjet metalike për të ndërtuar vepra arti

18 Nëntor 2022 | 16:25

Në përgjithësi, shumica e njerëzve mbetjet metalike i hedhin ose i çojnë për skrap, ndërsa Ozbek Ajvaz i sheh si mundësi për të bërë art dhe për të ruajtuar ambientin.

23 vjeçari nga Shkupi ka prodhuar disa vepra artistike duke përdorur mbetjet metalike. Përmes materialit hekur, ai mundohet ti japë artit një dimension tjetër.

“Mundohem të mbaj pastër ambientin nga hekurishtet dhe t’i japë jetë sendeve të vjetra prej çeliku”- artisti Ozbek Ajvaz.

Për të bërë art, ai frymëzohet shpesh nga procese jetësore të njeriut.

“Këtë portret e kam bërë duke u frymëzuar nga periudha e virozave, kur të gjithë figurativisht thonë kemi hundën si çezmë uji”- shton ai.

“Ky është ai syri që kemi në dyert e shtëpive, ky kubi këtu e simbolizon atë”- nënvizon ai.

Ozbek tregon se përfitimet janë të pakta, pasi materialet bazë për të krijuar një vepër janë shtrenjtuar. Për ta ngritur punën në një tjetër nivel I nevojiten disa makineri të sofistikuara.

“Më parë bëja vepra arti me pak para por tani kushton shumë për shkak të shtrenjtimit të të gjithë materialeve të punës. Fqinjët më shohin duke punuar në atelien time dhe më sjellin pjesë të ndryshme hekuri që nuk u duhen. Pjesa më e madhe e ndihmës më vjen nga personat e afërt, miqtë e adhuruesit e artit”- shprehet ai.

Edhe pse shpirtërisht e plotëson, financiarisht tashmë është bërë e pamundur të mbijetosh nga ky profesion.

“Shumicën e rasteve veprat më duhet ti shes sipas peshës, e jo sipas vlerës artistike, vetëm që të nxjerrë pjesën që kam shpenzuar”- thotë i riu.

23-vjeçari shpreson se kompanitë e mëdha do të vendosin që një ditë të investojnë në talentin e tij për ti bërë vetëm mirë ambientin dhe pasionit të tij.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026