“Pse po suporton Bashkia e Durrësit projektin e Portit?”, flet deputetja e PD
Deputetja e Partisë Demokratike Andia Ulliri është shprehur se projekti për Portin e Durrësit ka mungesë transparence.
E ftuar në emisionin “Rinon” në Euronews Albania, ajo tha se i mbështesin projektet zhvillimore duke shtuar se kundërshtojnë faktin se këto projekte mund të fshehin gjëa tjera.
“Ky projekt ka mungesë transparence, a ishte në gjendje Rama ta tregonte se ky është një projekt serioz, ky është një investitor serioz. Ne nuk duam aspak të kundërshtojmë projektet serioze. Ne i mbështesim projektet zhvillimore por ne kundërshtojmë faktin se këto projekte mund të fshehin të tjera gjëra. PD që në fillim ka pasur këtë qasje që ne duke kundërshtuar procedurën e përshpejtuar, na jepet e drejta për të kërkuar më shumë informacion.”- tha ajo.
Ajo ndër të tjera tha se Bashkia e Durrësit po suporton këtë projekt pa pasur një dokumentacion që t’ua paraqesë qytetarëve për t’iu thënë se ky port është një investim i sigurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)