Balla për protestën e 6 dhjetorit: Berisha kërkon që BE mos ta shpallë “non grata”

21 Nëntor 2022 | 11:25

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se protesta që opozita do të zhvillojë më 6 dhjetor është për shkak se Sali Berisha kërkon që Bashkimi Evropian të mos e shpallë “non grata”.

Në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh se sikundër Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, edhe Bashkimi Evropian po studion mundësinë për të aplikuar të njëjtin qëndrim për personat që minojnë demokracinë dhe stabilitetin.

“Sali Berisha, për hallin e tij: kjo është një protestë për të penguar vendimarrjen e Bashkimit Evropian për ta shpallur “non grata”. Unë jua kam thënë se pas shpalljes nga Shtetet e Bashkuara “non grata”, pas Britanisë së Madhe dhe fillimit të procedurave, vinon Bashkimi Evropian për të aplikuar të njëjtin qëndrim.

Kujtoj këtu fjalën e presidentes Ursula von Der Leyen, në maj të këtij viti dhe në shtator në Parlamentin Evropian, që Komisioni po studion mundësinë e përafrimit të këtyre mekanizmave, të shpalljes “non grata” të personave të cilët minojnë demokracitë dhe stabilitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor; dhe besoj se Sali Berisha është një prej atyre personave të cilët hyjnë në juridiksionin e këtyre mekanizmave”, theksoi ai.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se në datën 6 dhjetor do të jetë protesta e radhës e opozitës.

Berisha nënvizoi se mirëpret në protestë kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së.

Më 6 dhjetor, në Tiranë do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë. Në një postim në facebook, Rama ka publikuar disa turiste me origjinë...
16:25 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të enjte në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës që po zhvillohet në Poloni, ku mbajti edhe një fjalim të...
12:56 | 25/06/2026