51 qytetarë të Shkodrës evakuohen në konvikte: Uji na ka përmbytur çdo gjë
51 persona të prekur nga përmbytjet në Shkodër janë evakuuar në një nga konviktet në qytetin e Shkodrës.
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga ka ndjekur nga afër situatën, ku banorët janë shprehur se uji në banesa ka arritur në lartësinë 30 centimetra.
Më tej ata theksojnë se përmbytjet u kanë shkaktuar shumë dëme në mobiljet e shtëpisë dhe në ushqimin e bagëti.
“Na lajmëruan komshijtë që lumi Drini po del. Uji ishte në lartësinë 30 centimetra. U nxorëm nga ushtria. Kishim shumë frikë. Familja ime nuk ka asnjë lloj të ardhure sepse vjehrrin e kam invalid, vjehrrin e kam të sëmurë. Shtëpia pikonte, tani erdhi dhe ky uji që na mori përpara. Tani skam asgjë. Ça kam brenda duhet t’I hedhim”- shprehet një banore.
“Janë te më ngordh bagëtia. Kam pas 200 denga bar, mi ka përmbytur uji. Të gjithë mobiljet na janë shkatërruar. Se dimë ça do bëjmë. Asnjë nga ne nuk është në gjendje të punojë”– thotë një tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë