“Më mori në telefon politikani”, zbardhet dëshmia e Ardian Çapjas, akuza prokurorit

21 Nëntor 2022 | 15:38

Ardian Çapja i akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012 ka dhënë sqarime në Gjykatën e Posaçme në lidhje me ngjarjen e 10 viteve më parë.

Në dëshminë e dhënë përballë gjykatës dhe prokurorit të SPAK Behar Dibra, Çapja ka deklaruar se gjithçka është inskenim për të dëmtuar imazhin e tij.

Sipas tij, prokurori që ka ndjekur hetimet dhe ka zbardhur vrasjen e babë e bir, Ritvan Sukaj është i lidhur me krimin.

Çapja tregoi se familja e tij është sulmuar nga kundërshtarët dhe  zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale i’a ka lënë në dorë shtetit.

Ai foli edhe për masakrën e 3 shkurtit ku mbetën të vrarë anëtarë të fisit Çapja.

“Në 2005-ën më është vrarë vëllai dhe ne si familje ia kemi lënë në dorë drejtësisë. Jam shoqëruar në polici për vrasjen e 15 gushtit 2012 ndërkohë që unë po kthehesha nga Maqedonia. Deri në datën 13 gusht të atij viti kam qenë me pushime në Greqi. Më pas kam vendosur të iki në Maqedoni të blija kaldaja. Ishim 4 veta mes tyre edhe nipi Florenc Çapia. Pa hyrë në Elbasan na ka ndaluar policia, dhe na kanë marrë në pyetje, aty kam marrë vesh që kush ishte vrarë. Nuk njoh asnjë nga të dyshuarit e tjerë nuk kam asnjë lidhje me ta”, u shpreh ai.

Në seancë Çapja lëshoi edhe akuza në drejtim të një politikani me emrin Taulant, që sipas tij ka qenë në përgjim për masakrën e 3 shkurtit të 2016-tës.

Sipas tij, edhe vrasja e avokatit Ravik Gurra ka ndodhur për shkak se po punonte për zbardhjen e kësaj  dosje.

“Prokurori Ridvan Sukaj është i lidhur me krimin, i kam kërkuar që të zbardhen ngjarjet e mia që më janë bërë 3 atentate, 2 në 2017 dhe një në 2020 me snajper. Pas masakrës së 3 shkurtit 2016 unë nuk kam dal më nga shtëpia.  Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtarë i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja. Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit. Prokurori Ridvan Sukaj nuk na ka marrë dëshmi për ngjarjen e 2016 dhe kjo është hakmarrje e Sukajt ndaj nesh. Hetimet vazhduan për 2 vite dhe nuk arritën të zbuojnë asgjë. Këtu ka filluar manipulimi dhe orjentimi i hetimeve. Unë skam lidhje me vrasjen e 2012 sepse kjo vërtetohet nga qelizat telefonike që kam qenë jashtë vendit. Këtë manipulim e ka bërë prokurori Ridvan Sukaj. Kam degjuar në media që ju prokurori Dibra keni nën hetim vrasjen e avokatit tim Ravik Gurra, ke tre telefona, ke dosjen time, gjej kush ka vrarë avokatin bëj drejtësi.  Nëse zbardh vrasjen e avoaktit Gurra do zbulosh thesare. Politika në Elbasan është e lidhur me krimin. Nisini hetimet që aty.  Hap hetimin e Ravikut aty ke gjithë të vërtetën.  Mos qesh ti prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj je larguar nga zyra me vrap. Unë jam më i drejtë se vet dretësia. Ridvan Sukës i kam bërë kallëzim për mos hetimin e ngjarve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardhë ngjarjen e 2016, por ai ka heshtur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant.”

Gjatë seancës Çapja bëri debat edhe me Ervis Bardhin bashkpunorin e drejtësisë ku i kërkoi që të tregonte të vertetën për ngjarjen dhe të mos gënjente para gjykatës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026