Kampionia e kickbox rrëfen momentin e vështirë: U bllokova në ring nga emocionet
Kampionia e kickbox Ilda Lelo në një intervistë për ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania ka rrëfyer momentin e vështirë kur ishte në ring në ndeshjen e parë që realizoi.
Ajo tha se nuk arriti të menaxhonte siç duhej emocionet e saj ndërsa po godiste kundërshtarin.
Më tej ajo theksoi se gjatë ndeshjes mund të bëhen dhe gabime, gjë e cila shkon në favor të kundërshtarit.
“Në fillim e kisha të vështirë të ushtroja në maksimum forcën time. Më vinte keq t’i gjuaja. Pak nga pak e kupton se je o ti o kundërshtari dhe udhët t’i gjuash. Ka qenë një emocion i çuditshëm. Ka momente të caktuara përgjatë ndeshjes që ndodhin.
Emocionet ndonjëherë janë shumë të forta që nuk të lejojnë që të mendosh me kthjelltësi. Ka raste që mund të bësh gabime dhe kjo është avantazh për kundërshtarin. Në ndeshjen e parë që kam bërë emocionet kanë qenë të jashtëzakonshme dhe nuk e mbaj mend të gjithë ndeshjen. Nuk menaxhova dot emocionet në ato momente.
E konsideroj shumë të shenjtë sportin për ta përzier me gjëra negative të jetës time”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta