Ish-Drejtoresha e Burgut të Grave: Gratë bëjnë burg për burrat e tyre
Ish-Drejtoresha e Burgut të Grave, Xhoi Jakaj thotë se ka pasur dhe ka raste, ku në institucionet e vuajtjes së dënimin, gratë vuajnë veprat penale për bashkëshortët apo të dashurit e tyre.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Jakaj u shpreh se bashkëshortët që janë në emigrim, u dërgojnë para grave të tyre, për t’i investuar në Shqipëri.
Jakaj nënvizoi se shumë vajza dhe gra janë përdoruese ose kultivuese të lëndëve narkotike dhe se bashkëshortët u thonë që të qëndrojnë në burg, pasi e kanë më të thjeshtë për t’i nxjerrë, nëse nuk e vuajnë vetë ata dënimin.
“Edhe unë kur kam qenë drejtuese, në përgjithësi, diskutoja me avokatë, por edhe me gjyqtarë e prokurorë që të jenë më fleksibël për gratë e dënuara, apo për gratë që janë në prag të marrjes së dënimit. Megjithatë, ata thonë se ligji është i barabartë për të gjithë. Duke qenë se burrat kanë emigruar shumë, dërgojnë një shumë të caktuar parash dhe i investojnë në emër të gruas, ose të motrës, mikeshës, qofshin para të ligjshme ose të paligjshme.
Dhe në kohën që isha unë drejtuese e institucionit, kishte shumë vajza dhe gra që ishin ose përdoruese ose kultivuese e hashashit, përdoreshin nga burrat ose të dashurit. Vazjat që kapeshin në atë periudhe me një sasi hashashi ose droge të çfarëdo lloji, i dashuri, ose bashkëshorti, ose i fejuari thoshte që rri aty brenda se të nxjerr më lehtë. Ka shumë gra në institucionin e vuajtjes së dënimit, që ato nuk e kanë veprën penale të tyre, vuajnë për dikë tjetër. Është kamuflazh dhe marrin fajin e burrit, të dashurit”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:13 Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet