“Rrezikove jetën e qytetarëve”, Haradinaj sulmon Kurtin: Riktheve tensionet
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kundërshtuar vendimet e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për çështjen e targave.
Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj nënvizon se mospërfillja e kërkesës amerikane për shtyrjen e zbatimit të vendimit për target, mund të rrezikonte edhe jetët e qytetarëve.
“Sjellja dhe veprimet e Kryeministrit të Kosovës, në raport me situatën e krijuar në vend, gjatë gjithë këtyre ditëve, ka qenë jo vetëm e pakuptueshme por edhe e rrezikshme. Mospërfillja e kërkesës amerikane për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat, e ka sjellë situatën buzë shpërthimit. Kemi ardhur në një situatë që do të mund të rrezikonim jetët e qytetarëve të Kosovës por edhe të policëve. E gjithë kjo, për arsye krejt të paqëndrueshme, për ta kthyer situatën e para një muaji, ku kursi i gabuar që kishte zgjedhur Kryeministri, ka shkaktuar dëme të mëdha, duke asgjësuar një punë të jashtëzakonshme që ishte bërë gjatë gjithë këtyre viteve për integrimin e serbëve në institucionet e vendit”, shprehet ai.
Haradinaj nënvizon se është i shqetësuar, jo për dështimin e kryeministrit, por për dështimin e gjithë shtetit të Kosovë.
Ai thekson se Kurti arriti që të dëmtonte marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në dhe perëndimorët.
“Jam tejet i shqetësuar me faktin se sot në sytë e BE dhe të SHBA, Kosova nga viktimë është shndërruar në fajtor për situatën e krijuar, ndërsa Serbia është shndërruar në partner konstruktiv. Fajtori i vetëm për këtë gjendje të krijuar e ka vetëm një emër, e ai është Albin Kurti. Kurti arriti t’i dëmtojë marrëdhëniet e Kosovës edhe me SHBA edhe me evropianët. Kurti arriti ta heqë nga tavolina draftin dhe përpjekjen për të arritur marrëveshje përfundimtare për njohje me Serbinë; Kurti arriti të vendosë populizmin dhe egoizmin e tij mbi interesat e shtetit të Kosovës; Kurti arriti ta nxjerrë veriun nga kontrolli i Kosovës; Kurti arriti ta kthejë shtetin e Kosovës në shtetin e një individi që vet vendosë dhe vet vulosë; Kurti arriti të rikthejë tensionet për të cilat askush nuk mund ta parashikojë fundin; Kurti arriti ta çojë Kosovën në prag të ndarjes së veriut nga pjesa tjetër e shtetit; Dhe në fund, Kurti arriti të dëmtojë rëndë imazhin e Kosovës demokratike, multietnike, të përgjegjshme dhe që merr vendime të bashkërenduara me partnerët ndërkombëtarë duke e kthyer nga kontribues të stabilitetit në rajon, në element destabilizues”, u shpreh ao.
Sipas Haradinajt ka vetëm një rrugë zgjidhjeje që është bashkëpunimi i ngushtë e pa kushte me partnerët, me SHBA.
“Dhe këtë duhet ta bëjë jo për vete dhe qeverinë e tij, por për vendin, siguria e të cilit sot është më e rrezikuar se asnjëherë më pare”, nënvizon ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik