Ish-deputeti: Shkodra e diskriminuar, merr më pak fonde se Roskoveci

22 Nëntor 2022 | 19:15

Ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi thotë se Shkodra është një nga qarqet  më të diskriminuara nga qeverisja qendrore sa i përket investimeve.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gurakuqi u shpreh se të dhënat e tij mbështeten në statistika të Ministrisë së Financave, që është në varësi të qeverisë qendrore dhe tregojnë se Shkodra është diskriminuar me një buxhet më të vogël se bashkia e Roskovecit.

“Mjafton t’i referoheni investimeve dhe do të shihni që investimet në Shkodër janë në kuotat më të ulëta prej 9 vjetësh. Janë statistikat e Ministrisë së Financave që varet nga qeveria qendrore. Një qeverisje nacionale që mendon dhe vepron në terma nacionalë duhet të kompensojmë aty ku qeverisja lokale, të themi, nuk është e aftë të bëjë investime, në këtë rast ndërhyn qeveria qendrore, e ka me kushtetutë. Bashkia e Shkodrës merr më pak fonde se bashkia e Roskovecit prej 9 vitesh, një situatë e papranueshme për çdo shqiptar. Kjo ka çuar në boshatisjen e qytetit, të Alpeve, që janë një hambar pasurie për Shkodrën dhe Shqipërinë”, tha Gurakuqi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023