Gazetari i ekonomisë: Tërësisht pro që bankat të kalojnë në e-Albania
Gazetari i ekonomisë, Fatos Çoçoli është shprehur pro kalimit të bankave të nivelit të dytë në platformën qeveritare, e-Albania.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Çoçoli u shpreh se vetë shoqata e bankave e ka kërkuar diçka të tillë.
“Është folur shumë edhe përpara se të bëhet ky kalim për vitin e ardhshëm, bankat kanë qenë të përgatitura. Kanë qenë të përgatitura të dalin në e-Albania, madje kanë kërkuar vetë nëpërmjet shoqatës së tyre. Është një shoqatë e bankave tona tregtare, tani janë 11 banka, po fillojmë të konsolidohemi. Dhe kjo shoqatë, duke shprehur interesat e anëtarëve të vet, që janë bankat tregtare që na shërbejnë, e kishte kërkuar vetë shprehimisht që të jemi në portalin qeveritar, ku të gjithë qytetarët shërbehen, sepse dhe ata duan të jenë sa më afër qytetarëve.
Jam tërësisht mirë dhe pro, për vetë faktin që nuk është hera e parë që vetë sistemi bankar, jo tek vendi ynë, por në vendet që janë shumë të dixhitalizuara në nivel të shërbimeve publike, për shembull Estonia zë vendin e parë në botë dhe atje bankat kishin tre vjet që luftonin me qev erinë estoneze, për t’u futur, e kërkonin ato”, theksoi ai.
Në fillim të vitit që vjen bankat tregtare dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) pritet të nisin ndërveprimin midis portalit e-Albania dhe platformave bankare të internet banking. Kjo do të mundësojë kryerjen e pagesave të tarifave për shërbimet e ofruara nga e-Albania direkt nëpërmjet llogarive bankare.
Burime nga sektori bankar bëjnë të ditur se ndërveprimi do të bëhet me një autentifikim të veçantë të klientit për hyrjen në platformën e e-banking nga e-Albania, të njëjtë me procedurën që ndiqet për akses nëpërmjet faqes apo aplikacionit të bankës. Ky filtër sigurie tenton të parandalojë ekspozimin e të dhënave të llogarive bankare ndaj rreziqeve të sigurisë që mund të vijnë nga sulmet kibernetike.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit