Shkollat në RMV, qeveria pa plan për nisjen e mësimit, gjimnazistët në protestë

18 Shtator 2020 | 12:08

Maqedonia e Veriut ende nuk ka marrë një vendim për nisjen e mësimit me pjesëmarrjen fizike të nxënësve në shkollë.

Sipas Ministrisë së Arsimit, në fillim të muajt të ardhshëm do të aplikohet mësimi onlinë, por edhe për këtë ende nuk ka një plan të qartë.

Pritet që së shpejti të shpaloset platforma shtetërore për mbajtjen e mësimit online, por kjo ka hasur në protestën e nxënësve, sidomos gjimnazistëve. Nga ana tjetër, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka propozuar në Kuvend ndryshime të Ligjit për Arsim.

Korrespondentja e Euronews Albania për Maqedoninë e Veriut, Ferikan Iljazi tha se nuk kishte ende një pasqyrim të qartë se ç’do të ndodhte me hapjen e shkollave, të cilat në Maqedoninë e Veriut janë shtyrë për datën 1 tetor.

Ajo që bëri të shqyrtohet mundësia e mësimit të kombinuar online dhe duke u paraqitur nga 2-3 herë në jave me grupe, ishin pikërisht protestat e nxënësve.

“Ministria e Arsimit seriozisht ka shqyrtuar mundësinë e rikthimit të idesë fillestare, që mësimi të zhvillohet vetëm online”, – tha gazetarja, teksa theksoi se strategjia për mbarëvajtjen e regjimit arsimor do të shqyrtohet në varësi të situatës nga pandemia.

Ajo përmendi gjithashtu dhe një platformë mbi të cilën po punohet për zhvillimin e mësimit online, ndërkohë që pritet dhe vendimi i Ministrisë së Arsimit për rikthimin në shkolla.

Lexoni gjithashtu:

Greqia rimbyll shkollat, pezullohet mësimi në 5 institucione

Nis mësimi në Kosovë, dezinfektantë dhe maska falas për të gjithë nxënësit nëpër shkolla

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026