Eksperti i IT: Çfarë ndodh nëse shqiptarët tërheqin të gjitha paratë nga bankat

23 Nëntor 2022 | 07:55

Eksperti i IT, Said Duleviç deklaroi se ndër skenarët që mund të ndodhin nëse bankat e nivelit të dytë do të kalojnë në platformën qeveritare, e-Albania, është ajo e ekspozimit të ndonjë të dhëne, apo qoftë edhe një hakerim i vogël.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Duleviç nënvizoi se kjo do të sillte frikë te qytetarët dhe mund t’i detyronte që të shkonin në bankë dhe të tërhiqnin paratë.

Sipas tij, kjo do të shkaktonte një kaos të plotë.

“Pikëpyetja ime, është frika që kanë qytetarët, sepse në rastin më të keq, ose në skenarin mund të keq, mund të ekspozohet një e dhënë, mund të ndodhë një hakerim i vogël, frika e qytetarëve do jetë e madhe. Kam frikën që do shkojnë dhe do tërheqin paratë nëpër banka dhe ne e dimë shumë mirë që, kur të gjithë shkojnë të tërheqin paratë e tyre, kalohet në kolaps. Uroj që kjo mos të ndodhë.

Mendoj që kjo ka qenë që në maj si kërkesë. Madje, një javë para se të bëhej hakerimi, unë e kam bërë një transaksion për pagesën e fiskalizimit, ku vendosa të dhënat e bankës. U bë transaksioni, ku unë arrita që të bëj pagesën e faturës. Mendoj që funksionoi. Problemi që ndodhi me hakerimin, si duket i vuri në pauzë të gjitha  bisedimet dhe mendoj që do risillet sërish me vitin që vjen”, theksoi ai.

Në fillim të vitit që vjen bankat tregtare dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) pritet të nisin ndërveprimin midis portalit e-Albania dhe platformave bankare të internet banking. Kjo do të mundësojë kryerjen e pagesave të tarifave për shërbimet e ofruara nga e-Albania direkt nëpërmjet llogarive bankare.

Burime nga sektori bankar bëjnë të ditur se ndërveprimi do të bëhet me një autentifikim të veçantë të klientit për hyrjen në platformën e e-banking nga e-Albania, të njëjtë me procedurën që ndiqet për akses nëpërmjet faqes apo aplikacionit të bankës. Ky filtër sigurie tenton të parandalojë ekspozimin e të dhënave të llogarive bankare ndaj rreziqeve të sigurisë që mund të vijnë nga sulmet kibernetike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024