15 në pranga për laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit, vinte nga Kolumbia
Pas 5 muajsh hetime, një aksion i policisë shqiptare, asaj malazeze dhe DEA-s amerikane çoi në pranga 15 persona.
Një sasi e pakonfirmuar kokaine ishte fshehur në 400 kilogramë pleh kimik. Droga ishte në portin e Tivarit që prej korrikut dhe u la aty për të pritur porositësit e lëndës narkotike.
Sot policia sekuestroi gjithë sasinë e cila vinte nga Kolumbia dhe përpunohej në Frakull të Fierit.
Laboratori u gjet në banesën e ish-kryetarit të komunës, Viktor Çervanaku.
Mes të arrestuarve janë 4 shtetas shqiptarë, ndërsa 2 kolumbianë që dyshohen se janë pjesë e grupit janë shpallur në kërkim.
Për kokainën janë arrestuar edhe disa persona si financues. Krahas kontrolleve në Fier, janë ushtruar kontrolle edhe në Tiranë, Kolonjë dhe Ardenicë.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona