Gjiknuri i përgjigjet Boçit: Opozita pengon projektet që zhvillojnë vendin

25 Nëntor 2022 | 13:50

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i është përgjigjur deputetit të PD-së Luçiano Boçi për akuzat për portin e Durrësit, duke nënvizuar se opozita përpiqet që të pengojë çdo projekt për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Vazhdim i përpjekjeve të opozitës për të penguar çdo projekt zhvillimi ekonomik të vendit”, u shpreh Gjiknuri.

Sa i përket protestës së 6 dhjetorit, ai nënvizoi se është një përpjekje për të prishur imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtareve.

“Jemi pro çdo lloj proteste, por jo në dite të shënuara si ajo e 6 dhjetorit. Gjithsesi ne s’kemi penguar e s’do të pengojmë organizimin e kësaj proteste”, tha ai.

Boçi nënvizoi nga Elbasani se nuk do të lejojnë realizimin e projektit të Portit të Durrësit që u miratua në Kuvend me votat e maxhorancës.

Në një deklaratë për mediat ai tha se opozita do të përdorë çdo mekanizëm në mënyrë që Porti të mos ndërtohet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026