“Shqiponja” valvitet në majën e Bistrës, Palushi: Na u deshën 8 orë për t’u ngjitur
Alpinisti Nexhat Palushi, në një intervistë për Euronews Albania, tregoi vështirësitë që kanë hasur në valvitjen e flamurit në majën e Bistrës, ditën e djeshme.
Ai tha se të tre alpinistëve iu deshën 8 orë për të shkuar dhe për të ardhur.
Alpinisti ndër të tjera theksoi se vendosën që ta bëjnë aty valvitjen e flamurit për shkak të peisazhit.
“Ne jetojmë në Prizren, afër Prevallës, diku në Bjeshkët e Shalës, ne vijën kufitare Kosovë-Maqedoni, gjendet Maja e Bistrës në vargmalet e Sharrit. Temperatura ishte -10 gradë, por ne arritëm të bëjmë një video dhe pse ishte e vështirë të ngrinim dronin. Me insistimin tonë, ia arritëm që të ngjiteshim në majë të Bistrës.
Vendosëm që ta bënim aty valvitjen e flamurit për shkak të peisazhit. Unë e kisha më shumë problem pasi më duhej të kontrolloja dronin. Kisha shumë ftohtë. U deshën 7-8 orë vajtje e ardhje. Çdo gjë shkoi mirë dhe video doli shumë bukur.”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha