Molliqaj sulmon Kurtin dhe Ramën: Si u tërhoqën për bashkimin kombëtar
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama në lidhje me deklaratat e tyre për bashkim kombëtar.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Molliqaj u shpreh se Kurti erdhi në pushtet nën petkun e atdhetarizmit dhe ndjenjës së bashkimit.
Por sipas tij, pasi mori qeverinë, Kurti deklaroi se bashkimi nuk mund të bëhet për shkak se nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.
Ndërkaq, Molliqaj përmendi edhe deklaratat e Ramës, të cilat ishin entuziaste në Kosovë, por edhe ai u tërhoq më pas.
“Mua më duket që politika, për arsye shumë shpesh edhe populiste, në të dyja anët në periudha të ndryshme, nuk e ka thënë qartë që problemi i mosbashkimit të Kosovës me Shqipërinë në veçanti, është për shkak se nuk ka një pajtim me Serbinë, sesi duhet të jetë relacioni i shqiptarëve me shtetin e Serbisë. Prandaj, besoj që në dritën e kësaj që po ndodh, edhe në përvjetorin, edhe me intensitet të shtuar të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, jemi prapë në rrugën e gabuar.
Besoj që ka një zhgënjim, për shkak se edhe qeveria në Kosovë ka ardhur nën petkun e atdhetarizmit dhe ndjenjës së bashkimit. Sa erdhi në pushtet tha nuk na lejon Kushtetuta, Kushtetua është nga viti 2008 në Kosovë. Edhe deklaratat e Edi Ramës që ishin entuziaste në Kosovë dhe njerëzit u gëzuan prej atyre që kishin ndodhur në Tiranë. Edhe ai u tërhoq, edhe kjo krijoi një problem”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta