Pas Kosovës, delegacioni amerikan i kryesuar nga Grenell vazhdon vizitat në Serbi

22 Shtator 2020 | 09:37

Pas Prishtinës, delegacioni i qeverisë amerikane ndalon sot në Beograd në një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministren serbe Ana Bernabic.

Takimi i të dërguarit të presidentit Trump për dialogun Ricard Grenell dhe drejtorit ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në Shtetet e Bashkuara Adam Boehle do të mbahet rreth orës 14 në Pallatin e Serbisë, pas së cilës përfaqësuesit e dy delegacioneve do të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët.

Një dokument të tillë, zyrtarët amerikanë kanë nënshkruar të hënën edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. Turi i delegacionit të qeverisë amerikane në Europë vazhdon deri më 25 shtator me ndalesë në Athinë dhe Jerusalem.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026