Ikin drejtuesit e Juventus, përfundon epoka Agnelli. President i ri zgjidhet Ferrero

29 Nëntor 2022 | 17:21

Të gjithë drejtuesit e lartë të ekipit të Juventusit, duke nisur nga Presidenti Andrea Agnelli, Juventusit kanë dhënë dorëheqjen.

Arsyeja e largimit, sipas asaj që thuhet në deklaratën për mediat, është bilanci negativ ekonomik i kompanisë. Prokuroria Italiane prej disa muajsh ka nisur një hetim për shpenzimet dhe pagat e klubit, pas një kontrolli që u bë nga një kompani e pavarur auditimi. Kompania ka një bilanc negativ prej 253 milionë eurosh.

Në letrën e dorëheqjes Presidenti Andrea Agnelli thotë se kur Skuadra nuk është e bashkuar, duhet krijuar një mundësi për një epokë të re. Në kenë mënyrë ka përfunduar epoka 12 vjeçare e drejtimi të ekipit nga Agnelli.

Xhanluka Ferrero është emri i ri që flitet si drejtor i ekipit. Familja Agnelli ka menduar të vendos në krye të menaxhimit të ekipit një emër që vjen nga bota e biznesit duke shpresuar në rimëkëmbjen ekonomike.

Vitet e fundit kanë qenë zhgënjyese për tifozët e bardh e zinjve. Ekipi pati probleme në planin menaxherial me kontratat e lojtarëve dhe më një paraqitje do të mirë në fushë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026