Pesë të vdekur dhe 88 raste të reja me COVID në RMV
Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar pesë të vdekur dhe 88 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Bashkë me rastet e fundit, RMV numëron deri tani 705 viktima të shkaktuara nga coronavirus, duke qenë një prej vendeve të prekura më rëndë në rajon.
Kanë ndërruar jetë një pacientë nga Tetova (53 vjeç), një nga Gostivari (60 vjeç),një nga Prilepi (57 vjeç), një nga Struga (60 vjeç) dhe një pacientë nga Manastiri (60 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.618 teste ku rezultuan 88 persona të infektuar. Nga ana tjetër Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 135 pacientë të shëruar.
Maqedonia e Veriut deri tani ka kryer mbi 177 mijë teste nga ku kanë rezultuar të prekur gati 17 mijë persona. Prej tyre, 14 mijë janë shëruar kurse pak më shumë se 2 mijë mbeten raste aktive.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona