Dy fotografitë e rralla: Si e shtrembëroi komunizmi shpalljen e Pavarësisë
Studiuesi Erald Kapri tregoi në emisionin Now në Euronews Albania 2 foto nga momenti i ngritjes së flamurit nga Ismail Qemali në Vlorë, që tregojnë se si propaganda e komunizmit e shtrembëronte historinë.
Fotoja e parë është publikuar në 28 nëntor të ’69, ku duket Ismail Qemali vetëm në ballkon, ndërsa fotoja origjinale është plot me njerëz, edhe në dritare edhe në ballkon.
“Është bërë shumë, më e famshme është fotoja e Shkodrës ku Enver Hoxha ka të parën dalje publike para viteve ‘39 në një ballkon ku i rrethuar nga njerëz dhe fotoja e publikuar më vonë ku shfaqet vetëm, mungojnë nja 20 të tjerë. Gjatë diktaturës historia u shkrua dhunshëm, sidomos kur tentuam të bëjmë një nacionalizëm komunist dhe pasojat i vuajmë edhe sot. Kemi 40 firmëtarë të Pavarësisë që i njohim shumë pak. Edhe debati për emrat e shkollave dhe rrugëve që bëhet sot këtu nis, shumë prej tyre nuk kanë një vend nderi. Këtu duhet të nisë pak nga pak. Njerëzit lëndohen kur shohin bustin e Enverit se ka shumë padrejtësi ende të pazgjidhura”, tha studiuesi.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 09:43 Zyrtarët amerikanë: Izraeli planifikoi të vriste negociatorët kryesorë të Iranit gjatë bisedimeve të paqes
- 09:39 Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Kongo rritet në 1,460
- 09:37 Autobusi i pasagjerëve bie në përrua, të paktën 40 të vdekur të paktën në Pakistan
- 09:28 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, Irani paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Mos gaboni të sulmoni
- 09:20 Vala e të nxehtit në Francë, mbi 2,000 të vdekur vetëm gjatë muajit qershor
- 09:14 Protestuesi i vë flakën vetes jashtë selisë së OKB-së në Nju Jork