Aktivisti shqiptar në Angli: Patrioti më kërcënoi, “po të vij tani te shtëpia”
Dje, më 29 Nëntor, në lidhje skype nga Londra për “Good Morning Albanians”, Ilir Dedaj, emigrant prej 24 vitesh në Angli, tregoi për mënyrën se si festuan shqiptarët atje për festën e Pavarësisë.
Ai tha se nuk u organizua protestë sikurse ishte përfolur, por një aktivitet festiv me flamuj e makina nëpër rrugë.
Por një tjetër emigrant në Angli, aktivisti Enkeleid Omi, hodhi akuza ndaj të ftuarit duke e quajtur atë si mashtrues, si kundërshtues të protestës së shqiptarëve dhe kërkoi të ketë një hapësirë në emisionin e mëngjesit.
Në një lidhje me “Good Morning Albanians” në Euronews Albania mëngjesin e së mërkurës, Omi tha se patrioti i tij e kishte kërcënuar.
“Dje e kam marrë disa herë, s’ma hapi telefonin, ndaj i kam shkruar. Atëherë më tha: “Po i hipi makinës dhe po vij”, duke më kërcënuar. I thashë: “Bujrum, hajde”, u shpreh Omi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur