Gazetari zbulon skenarin: Serbia do territor për të dalë në Adriatik

30 Nëntor 2022 | 10:57

Gazetari dhe analisti Gazmir Raci, i ftuar në Euronews Albania, u shpreh se Serbia kërkon të krijojë dalje në detin Adriatik.

Sipas Racit, Serbia do të tentojë përmes Kosovës të krijojë daljen e saj në detin Adriatik dhe ndërkohë është e interesuar për territor.

“Serbia nuk ka interes për pjesën e asosacionit; Serbia vazhdon të jetë e interesuar për territor. Serbia e ka strategji nacionale edhe daljen në Adriatik; do të tentojë që përmes Kosovës të bëjë një dalje në detin Adriatik. Shteti i Kosovës nuk mund të funksionojë vetëm, pa pasur miqtë dhe Shtetet e Bashkuara pas vetes. Kjo pjesa e shkëmbimit të territoreve është e rrezikshme. Unë nuk jam idhtar i shkëmbimit të territoreve. Nëse faktori ndërkombëtar apo Fuqitë e Mëdha kanë interesa për riformulim të Ballkanit apo shtetit apo kombeve në Ballkan, atëherë pa problem, ne mund të bisedojmë. Kemi Shqipërinë dhe mund të bashkohemi”, tha Raci.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026