Gjykatë për krimet ruse, BE: Ukraina të rindërtohet me paratë e oligarkëve
Bashkimi Evropian do që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka propozuar krijimin e një gjykate të specializuar të mbështetur nga OKB, për të hetuar dhe proceduar krimet ruse.
Krijimi i gjykatës ishte kërkuar disa herë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në fjalimet e shumta të mbajtura në parlamentet e vendeve evropiane.
“Rusia duhet të paguajë për krimet e saj të tmerrshme, si dhe për agresionin e një shteti sovran”, tha von der Leyen.
Një ligj i ri është duke u përgatitur për të përdorur asetet e ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës.
“Rusia duhet gjithashtu të paguajë financiarisht për shkatërrimin që ka bërë. Dëmi i shkaktuar vlerësohet në 600 miliardë euro. Rusia dhe oligarkët e saj duhet të kompensojnë Ukrainën për dëmet dhe të mbulojnë kostot për rindërtimin e saj. Kemi mjetet për ta detyruar Rusinë”, u shpreh ajo.
Deri tani janë 300 miliardë eurot e rezervave të Bankës Qendrore Ruse dhe 19 miliardë të tjerë nga oligarkët. Por kjo nuk do të thotë se të gjitha paratë mund të përdoren.
Ligjet e reja nuk do të funksionojnë në mënyrë prapavepruese dhe paratë që do të konfiskohen duhet të lidhen me krime që janë të provuara.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)