Ekzekutimi i gruas shtatzënë, prokuroria: Që prej 13 shtatorit me urdhër-mbrojtjeje
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dhënë detaje në lidhje me urdhërin e mbrojtjes së dhënë për Hamide Magashin, e cila një ditë më parë u vra nga ish-burri i saj në maternitetin e Prishtinës.
Prokuroria sqaron se në 13 shtator gjykata ka dhënë urdhër mbrojtje për Magashin për dhunë në familje nga ish-burri i saj.
Ky urdhër i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Lipjan dhe Policisë së Kosovës – Stacionit Policor në Lipjan.
35-vjeçarja, Hamide Magashi, u qëllua për vdekje mbrëmë nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, 31 vjeç, në oborrin e maternitetit të Prishtinës.
Viktima ishte shtatzënë në ditën e fundit të saj të shtatzënisë, kur bashkëshorti e vrau me 1 plumb në kokë dhe 2 në trup. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet se ka udhëtuar drejt Gjermanisë.
Deklarata e plotë e Prokurorisë:
Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se më datë 20.07.2022 ka pranuar kallëzim penal kundër S.H, nga komuna e Shtimës, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer vepër penale “Dhunë në familje” nga neni 248, paragrafi 1 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe më datë 09.08.2022 ka intervistuar të dëmtuarën H.M, dhe ka udhëzuar palën e dëmtuar në prezencë të mbrojtësit të viktimave nga Zyra për Mbrojtjen e Viktimave, që funksion në kuadër të Prokurorisë së Shtetit që të bëjë kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për marrjen e urdhrit mbrojtës.
Ndërsa një ditë më vonë, përkatësisht me datën 10.08.2022, prokurori i çështjes ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.H, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 77 të KPRK-së.
Gjykata Themelore në Ferizaj, duke vepruar në bazë të kërkesës së Zyrës për Mbrojtjen e Viktimave në Ferizaj, me datë 13.09.2022 ka lëshuar aktvendim për urdhër mbrojtje, i cili ka qenë në fuqi deri më 13.03.2023.
Ky urdhër i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Lipjan dhe Policisë së Kosovës – Stacionit Policor në Lipjan dhe në bazë të këtij vendimi, kompetent për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë Policia e Kosovës.
Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se në bazë të autorizimeve të saj i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit lidhur me këtë çështje penale.
LEXONI GJITHASHTU:
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë