Gazetarja Uka tregon faktet: Nuk ka pasur asnjë roje te materniteti

2 Dhjetor 2022 | 10:32

Gazetarja Arbëreshë Uka tha se te materniteti ku u vra 35-vjeçarja shtatzënë, Hamide Magashi, nuk kishte roje.

Qendra Klinike Universitare ka të kontraktuara kompani sigurimi që ruajnë secilën klinikë, përveç asaj të emergjencës ku qëndrojnë dy policë të shtetit, tregoi ajo.

“Por distanca nga klinika e emergjencës te ajo e gjinekologjisë është jashtëzakonisht e shkurtër,” – u shpreh Uka.

Gazetarja shtoi se zbatimi i urdhër mbrojtjes që kishte Magashi nga ish-bashkëshorti, që është dhe autor i vrasjes së saj, ka dështuar.

Uka tregoi gjithashtu se ka parë pamje dhe pasi Sokol Halili ka shtënë me armë mbi gruan shtatzënë ka marrë makinën dhe është larguar. Ai ka kaluar dhe traun pasi ka bërë pagesën, gjë që sipas gazetares duhet të ishte ndaluar dhe kështu mund të ishte bërë e mundur kapja e autorit.

Mbrëmjen e së mërkurës, Sokol Halili vrau ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja, siç është raportuar, do të sillte në jetë fëmijën brenda këtyre ditëve.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët informacione të cilat do të ndihmonin në arrestimin e autorit, i cili ende ndodhet në arrati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024