Detyrat që PE i la Shqipërisë, Jorida Tabaku jep detaje nga Brukseli

2 Dhjetor 2022 | 10:55

Deputetja Jorida Tabaku ka dhënë detaje në lidhje me rezolutën që u miratua ditën e djeshme nga Parlamenti Evropian.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, Tabaku theksoi se PE priti shqetësimet e ngritura nga PD, ku në mesin e tyre ishin zgjedhjet, projekti për Portin e Durrësit, amnistia fiskale, korrupsioni dhe liria e medias.

Ajo tha se këto shqetësime patën një mbështetje të fortë nga eurodeputetët, ndërsa shtoi se kanë marrë të gjitha rekomandimet që u janë dhënë nga OSBE-ODIHR.

“Shqetësimet që unë ngrita u miratuan në rezolutë. Pata mbështetjen e partive popullore evropiane që të gjithë shqetësimet e opozitës duhet të reflektohen patjetër dhe ato u  reflektuan. Nuk ka rezolutë më të mirë që reflekton shqetësimet që ka opozita, por që edhe njëkohësisht pasqyron atë se si është Shqipëria sot. Elementi i parë lidhet me zgjedhjet dhe aty ka një paragraf shumë të fortë. Janë marrë të gjithë rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Kam insistuar për korrupsionin, për lirinë e medias dhe shqetësimet që lidhen me presionin ndaj medias. Ngrita problemin e porti të Durrësit, amnistinë fiskale dhe njëkohësisht përqëndrimin e pushtetit nga mazhoranca sot.

Më tej, ajo theksoi se detyra e opozitës është që çështjet që janë në Tiranë t’i çojnë në Bruksel.

“PE ra dakord me mua për të përfshirë shqetësimet në rezolutën e përbashkët, pastaj zgjedhjet nuk i realizoj unë. Qëndrimi i tyre për zgjedhjet ishte i fortë; për çështjen e azilkërkuesve ishte shumë i fortë; kishte të paktën 6 amendamente që ishin bërë nga eurodeputetë për çështjen e azilkërkuesve; edhe masat që duhet të marrë qeveria shqiptare për çështjen e luftës ndaj korrupsionit dhe lirinë e medias ishte shumë e fortë”- përfundoi Tabaku.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026