Dosjet e Speciales, publikimi i tyre përplas në distancë veteranët e luftës me politikën
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se rrjedhja e dosjeve të klasifikuara të Gjykatës Speciale, mund të shkojë në dëm të të pandehurve potencialë. Një deklarim të tillë ai e bëri me shkrim për mediat lokale në Prishtinë.
“Përfshirja e Organizatave të Dala nga Lufta e UÇK-së në këtë çështje, duke keqpërdorur qëndrimin e tyre publik kundër Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ka rrezik që të shpërqendrojë vëmendjen nga nevoja për të hetuar personat përgjegjës për këtë rrjedhje të informatave të klasifikuara”,- tha Thaçi.
Zyrtarë të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, kanë kundërshtuar këto pohime.
“Nëse Presidenti mendon se ne do të bashkëpunojmë me Dhomat e Specializuara, sikurse ka bashkëpunuar vetë ai dje, ka bërë thirrje dhe ka sponsorizuar dhe po sponsorizon ende vazhdimin e saj, e ka gabim. Ne presidentit i kemi thënë nga fillimi se e ka gabim dhe është bindur se e ka gabim sepse ka sponsorizu, nxitë e formu, e në fund të fundit është përgjegjës kryesor me gjithë të tjerët, kanë formuar një gjykatë anti shqiptare”,- u shpreh Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL të UÇK-së
Megjithatë, ndryshe nga Presidenti, kryeministri Avdullah Hoti, nuk pranon të japë deklarata për rrjedhjen e dosjeve nga specialja. Për këtë çështje, ai u pyet të enjten nga Euronews Albania.
“Ndoshta çuditeni që tash e tre muaj ka një qeveri normale. Tash e tre muaj ka një qeveri normale, që i ka kompetencat e veta që nuk i përzihet drejtësisë, ndoshta çuditeni pse e kemi këtë qasje, punët e drejtësisë janë të ndara me ato të Qeverisë, unë bëj thirrje që drejtësia të kryejë punën e vet në mënyrë të paanshme”,- tha Hoti në fjalën e tij.
Nga ana tjetër një qëndrim të tillë nuk e ka kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Në një intervistë të dhënë për një televizion në Prishtinë, ish kryeministri tha se veteranët kanë rënë në grackë, kur kanë vendosur të shpërndajnë dosjet e lëna në zyrë nga personat e panjohur.
“Janë dashakeqëse për Kosovën. Është shumë keq që kjo po ndodh. Duhet të kemi qëndrim të qartë si shtet. Veteranët po bëjnë gabime të mëdha, kanë ra në një grackë të dikujt që e ka bërë këtë skenar”,- tha Haradinaj
Përsëri, një qëndrim të tillë e kundërshtojnë fort drejtuesit e veteranëve.
“Në grackë janë z. Haradinaj dhe këta që po bëjnë apel, janë në grackat e tyre. Ne nuk jemi në grackë. Ne nuk po bëjmë asnjë send, vetëm nuk po bashkëpunojmë me këtë gjykazë që s’e njohim. Aq më tepër në këtë kohë kur i ka dalë mandati”,- theksoi Nasim Haradinaj.
Çështja e rrjedhjes së dosjeve sekrete që dyshohet se i përkasin Dhomave të Specializuara, që përmbajnë emra dëshmitarësh të mbrojtur e të akuzuarish të mundshëm, në tri raste janë lënë në zyrat e OVL të UÇK-së nga persona të panjohur.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik