Protesta, Spaho: S’marrim parasysh vijat e kuqe të vendosura nga policia
Deputeti i PD Edmond Spaho, nga Korça theksoi se protesta e 6 dhjetorit do të zhvillohet përballë kryeministrisë pasi problemi është me mazhorancën.
Ai tha se nuk do të respektojnë vijat e kuqe të vendosura nga policia ditën e djeshme.
Më tej ai është shprehur kritik ndaj qeverisë, duke thënë se kjo e fundit nuk ka në konsideratë asnjë interes të qytetarëve.
“Ne e kemi thënë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek kryeministria ne problemet i kemi me maxhorancën kështu që është krejt normale që protesta të zhvillohet para godinës ku qeveria ushtron aktivitetin me të cilin qytetarët janë krejtësisht të pakënaqur.
Këto janë vija të kuqe të vendosura nga policia e një policie arrogante. E cila në veprimtarinë e saj nuk ka në konsideratë asnjë interes të qytetarëve, një qeveri që vjedh zgjedhjet, një qeveri që ka kapur sistemin e drejtësisë, një qeveri që ka kapur median dhe që është e korruptuar nga koka tek këmbët, që nuk hap vende pune, nuk rrit paga dhe pensione, një qeveri që të detyron të ikësh në emigracion si në vitet 90. Kështu që të marrësh në konsideratë vijat e kuqe të saj do të thotë ta shtysh Shqipërinë në greminë dhe është detyra jonë ti kundërvihemi kësaj qeverie”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq