Vrasja e 35-vjeçares, Malaj: Shoqëria rol të jashtëzakonshëm, qeveria të bëj detyrën

4 Dhjetor 2022 | 16:52

Pedgogia Nora Malaj, ka komentuar ngjarjen tragjike të ndodhur disa ditë më parë në Kosovë, ku 35-vjeçarja Hamide Magashi, u vra nga ish-bashkëshorti Sokol Halili .

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se në problemet me të cilat përballet shoqëria janë re elementë që ndikojnë siç janë shteti, shoqëria dhe institucionet e pushtetit lokal.

Përsa i përket Halilit ajo theksoi se ka qenë një person me problematika.

“Problemi është shumë kompleks, ka të bëjë me parandalimin, ka të bëjë me reflektimin dhe me momentin kur nuk realizohet asnjë nga mekanizmat me situatën tragjike që ne përballemi dhe bëjmë analizën. Shohim se ai ka qenë një person që ka mbartur problematika në mirë menaxhimi dhe në ndërtimin e familjes.

Organizmat që merren për të menaxhuar situatën nuk kanë të bëjnë vetëm me shkallën e gjykimit të Gjykatës apo të Prokurorisë kur ajo nxjerr urdhrin e mbrojtjes që është momenti final i saj, por ka të bëjë së pari me rastet e ndërmjetësimit, kur kemi të bëjmë me këtë gravitet të raporteve brenda familjeve. Janë shumë hallka brenda familjeve.

Marrëdhënia nuk është bardh e zi është një marrëdhënie me një sërë problematikash, psiko-sociale emocionale. Këtu janë tre elementë që ndikojnë, shteti, shoqëria dhe institucionet e pushtetit lokal. Kjo bën të kuptosh që asnjë hallkë nuk ka funksionuar”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gara për Prishtinën, Përparim Rama zbulon projektin ambicioz

Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës, ka dhënën një intervistë në Euronews Albania për gazetaren Alba Xhani, ku dha arsyet pse qytetarët e Prishtinës...
14:52 | 04/10/2025

Rusia kërcënon Europën/ Deputetja ukrainase: Ja plani që ka Putin për luftën

Yulia Sirko, deputete e Parlamentit të Ukrainës, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, foli për situatën në Ukrainë dhe mundësitë që ka Rusia...
12:18 | 04/10/2025

Më i votuari në listën e hapur të PS, Gonxhja: S’u kam shkuar njerëzve nëpër shtëpi

Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja, më i votuari në listën e hapur të Partisë Socialiste të Tiranës tha në një intervistë për Euronews Albania se...
13:41 | 18/05/2025