Kryeministri britanik në Tiranë, Rama: I keqardhur për situatën në Britani

4 Dhjetor 2022 | 17:03

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje të reja nga telefonata me homologun e tij britanik Rishi Sunak lidhur me çështjen e emigrantëve ilegalë.

Ai tha se nuk ka asnjë plan konkret për dëbimin e shqiptarëve që kanë kaluarilegalisht kufirin drejt Britanisë së Madhe, por i ka kërkuar kryeministrit britanik të luftojnë në kohë me efikasitet trafikun e qenieve njerëzore.

“Nuk është folur për asgjë të re, thjesht për të bashkuar forcat më shumë për t’u organizuar më mirë dhe unë kam përsëritur të gjitha gjërat që ua kam përsëritur paraardhësve të tij, se si sipas nesh bëhet një luftë efikase kundër rrjeteve të trafikut. Të shikojmë nëse pala britanike do të jetë më aktive këtë herë, e jo vetëm kur ka ngjarje televizive”- tha Rama.

Rama tha se së shpejti kryeministri i Britanisë mund të vizitojë Shqipërinë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. Diskutim i cili ishte bërë pjesë e bisedës së tyre telefonike.

“Së shpejti do të kemi dhe një këmbim vizitash. Nuk ka ndodhur asnjëherë që një kryeministër britanik të vijë në Shqipëri.”- theksoi Rama.

Dy ditë më parë mediat britanike shkruanin se telefonata mes dy kryeministrave nënkuptonte një marrëveshje të mundshme për dëbimin e shqiptarëve nga Britania e Madhe, por një gjë e tillë nuk u konfirmua nga kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026