Samiti i BE-së do të eklipsojë Ballkanin e Hapur, thotë gazetari Çipa
Gazetari Aleksandër Çipa thotë samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor që pritet të mbahet sot në Tiranë, do të eklipsojë procesin e Ballkanit të Hapur.
Në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Çipa u shpreh se samiti ka një rëndësi strategjike.
“Ballkani i Hapur e ka bjerrur rëndësinë dhe peshën specifike pas kësaj që po ndodh. Samiti është diçka shumë më eklipsuese, edhe nga pikëpamja e përmbajtjes, edhe nga përmabjtja e ecurisë së mëtejshme të projekteve.
Është një mega projekt, i cili pashmangshmërisht që do ta sfumonte. Jo vetëm e ka eklipsuar, por e ka sfumuar plotësisht”, theksoi ai.
Këtë të martë, më 6 dhjetor në Tiranë do të zhvillohet samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë samit, do të jenë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.
Ndërkohë, krahas samitit, do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Partia Demokratike. Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë.
Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën brenda perimetrit të sigurisë, Berisha ka deklaruar se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në