A do zgjidhen mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi në samitin në Tiranë? Flet Edi Rama
Kryeministri Edi Rama e konsideron një çështje të vështirë Kosovën dhe Serbinë, në lidhje me mosmarrëveshjet që të dyja vendet kanë.
Në një deklaratë për mediat pas pritjes së 27 delegacioneve evropiane, Rama u shpreh se do të donte që mosmarrëveshjet të zgjidheshin në samitin e sotëm.
“Do uroja që po. Do uroja që Bashkimi Evropian që të ketë këtë lloj magjie. Por nuk është rasti. Është e vështirë si çështje, do kohën e vet, por më lejoni të them që Ballkani Perëndimor nuk ka qenë më mirë historikisht.
Sidomos shqiptarët, si në Shqipëri, Kosovë, dhe në vende të tjera, nuk kanë qenë në pozicion më të mirë historik se sa tani”, theksoi ai.
Krahas samitit, do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Partia Demokratike. Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë.
Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën brenda perimetrit të sigurisë, Berisha ka deklaruar se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta