“Zbatoi porosinë e vëllait mysliman”, Berisha: Sulmi i përgatitur nga Rama

6 Dhjetor 2022 | 15:31

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një komunikimi për mediat në selinë blu pak pas protestës së zhvilluar ditën e sotme foli mbi sulmin e kryer ndaj tij, teksa u shpreh se ai është përgatitur nga kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Berisha tha se autori ka pohuar se ka zbatuar porosinë e një vëllai mysliman, por sipas tij porositësi është vetë Edi Rama dhe ministri Bledi Çuçi.

“Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman. Është e regjistruar ku thotë se zbatoi porosinë e një vëllai. Në fakt porosi e vëllait është një vëlla pa fe, apo që ndërron fe sa herë i nevojitet, porosia është e Edi Ramës apo ministrit të tij, Çuçi. Nuk mendoj të jetë kush tjetër përveç Ardi Veliut. Nuk kam asnjë provë, por Ardi Veliu në kupolën e policisë është krimineli që mund të stisë dhe të organizojë çdo gjë. Ky është bashkëpunëtor i policisë kriminale, i përdorur për rrjetet e trafikantëve të drogës dhe mes besimtarëve myslimanë. Këto të dy janë përdorimet kryesore”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026