Vuçiç nga Tirana: Do pyes popullin, qeverinë dhe veten për sanksionet ndaj Rusisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se është në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë u fol për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, ndërkohë që Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk i ka zbatuar ato.
Kjo pikë ishte përfshirë edhe në deklaratën zyrtare dhe Vuçiç tha se nuk është e natyrshme që Serbia të bëhet pjesë e asaj politike për shkak të dëmit që do të pësonte nga futja e saj, shkruan Euronews Serbia.
“Unë thashë se ne kemi qëndrimin tonë, por që e kemi kuptuar mirë mesazhin e BE-së, e kam kuptuar shumë mirë dhe përmes diskutimit të tetë apo nëntë përfaqësuesve të BE-së sot”, tha ai. Vuçiç u shpreh se i është përgjigjur drejtpërdrejt në pyetjet e përfaqësuesve të BE-së dhe se ata nuk vendosin për këtë.
“Do të pyes njerëzit në Serbi, parlamentin dhe qeverinë e Serbisë, dhe do të pyes edhe pak veten”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor