Kushtetuesja plotësisht funksionale, Gent Ibrahimi zgjidhet anëtari i 9-të
Ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi është emëruar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin, duke plotësuar kështu vakancën e krijuar me përfundimin e mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo në janar të këtij viti.
Ibrahimi është zgjedhur mes 2 kandidaturave të tjera, Arta Vropsi dhe Arta Marku, duke u vlerësuar me pikët më të larta.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka renditur tre kandidatët për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese me këto Rezultate: Gent Ibrahimi me pikët më të larta, dhe pas tij Arta Vorpsi me 88.22 pikë.
Me emërimin e Gent Ibrahimit, Gjykata Kushtetuese bëhet plotësisht funksionale me të 9-të anëtarët e saj.
Gent Ibrahimi ka mbajtur prej 3 vitesh postin e kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, post për të cilin është akuzuar shpeshherë se është emëruar nga kryeministri Rama. Ibrahimi ka qenë i atakuar nga opozita për lidhje të forta me qeverinë si kunat i ish-ministres Mimi Kodheli.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik