Memaj: Rreth 25 % e stafit të urbanëve në Tiranë janë larguar, pakënaqësi nga paga
Dashnor Memaj, kreu i shoqatës urbane dhe interurbane është shprehur se 25% e shoferëve e urbanëve në Tiranë janë larguar.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se për largimin e tyre kanë ndikuar shumë faktorë, por një nga arsyet kryesore ka qenë paga e ulët.
Më tej, Memaj theksoi se në të gjithë Shqipërinë transporti publik ka nevojë për mbi 1500 punëtorë.
“Një problem tjetër ka qenë mungesa e stafit të punës, kryesisht shoferë. Pjesa më e madhe e tyre gjetën punë alternative dhe u larguan. I gjithë territori i Shqipërisë ka nevojë për mbi 1500 punëtorë. Shoferët janë më shumë problem për ne. 20-25 % e shoferëve të transportit publik janë larguar. Natyrisht kjo lidhet me disa faktorë ku më i rëndësishëm është paga.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West