English

Musliu: Makinat janë ndotësit kryesorë të ajrit në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Kosovë, Ilirik Musliu thotë se makinat janë një prej elementëve kryesorë të ndotjes së ajrit, kryesisht në Prishtinë.

- Advertisement -

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Musliu u shpreh se numri i makinave në Prishtinë, edhe atyre tranzit, rritet çdo ditë.

“Realisht, ky është viti i parë që marrim një iniciativë të tillë, duke ditur që problemi gjatë dimrit me nivelin e rritjes së ndotjes së ajrit ndër vite, këtë herë jemi përgatitur më herët dhe kemi menduar se cilat do të jenë alternativat, zgjidhjet me e ul këtë nivel të ndotjes.

Nga analizat, studimet që kemi bërë del që elementët kryesore të ndotjes së ajrit janë makinat dhe numri i makinave në Prishtinë vetëm po rritet. Numri i makinave po rritet çdo ditë, gjithashtu edhe numri i makinave tranzit që kanë destinacion kryeqytetin. Kjo ka qenë ideja që qytetarët të stimulohen që të përdorin tansportin urban dhe të lënë makinat”, theksoi ai.

https://www.youtube.com/watch?v=plbtDGUu_7s

Komuna e Prishtinës ka vendosur të marrë disa masa me qëllim të zvogëlimit të ndotjes së ajrit në ditët kur parashikohet që niveli i ndotjes do jetë i lartë.

Seniha Bajraktari,  zyrtare e Lartë për Ambientet dhe Menaxhere e Cilësisë së Mjedisit në Drejtorinë e Shërbimeve Publike ka bërë të ditur se në ditët me ndotje të madhe, transporti urban do jetë falas.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×