‘Makinat e policisë transportojnë drogë’, deklarata e fortë e ekspertit

11 Nëntor 2022 | 11:34

“Makinat e policisë transportojnë drogë”. Kështu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania, eksperti i sigurisë Fatjon Softa.

“Nuk ka besueshmëri të plotë, për faktin se operacionet bëhen nga  Tirana. Nuk kanë besim në strukturat e policisë, të cilët janë të lidhur me krimin. Kjo tregon se Policia e zonës mund të jetë e inkriminuar. Është një fenomen që po e godet Shqipërinë dhe po forcon krimet kriminale”, u shpreh eksperti, teksa komentoi zbulimin e fermës me kanabis në Berat.

Ai shtoi se politika përdor strukturat e policisë për përfitime.

Softa shtoi se duhen kontrolle të imtësishme në të gjithë Shqipërinë për të zbuluar parcelat me kanabis dhe për të identifikuar trafikantët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026