Trump pritet të emërojë konservatoren Barrett për postin e përjetshëm në Gjykatën më të lartë

26 Shtator 2020 | 19:18

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump raportohet se do të emërojë Amy Coney Barrett si gjyqtaren e re të Gjykatës Supreme.

Barrett, një emër i parapëlqyer i konservatorëve, do të zëvendësojë gjyqtaren liberale Ruth Ginsburg, e cila u nda nga jeta të premten e kaluar.

Megjithatë, procesi i konfirmimit të Barrett pritet të hasë në kundërshti në Senat, ndërsa zgjedhjet presidenciale janë afro një muaj larg.

Nëse 48-vjeçarja Barrett do të shpallej gjyqtarja e re e Supremes, konservatorët do të mbajnë një shumicë 6-3 në gjykatën më të lartë të vendit.

9 gjyqtarët e Gjykatës Supreme i shërbejnë këtij institucioni gjatë gjithë jetës dhe vendimet e tyre mund të formësojnë politikat publike mbi tema të ndryshme, duke filluar që nga të drejtat e votimit dhe mbajtjes së armëve, deri te e drejta për abort dhe financimi i fushatave, edhe pasi presidentët që i kanë emëruar ata largohen nga detyra.

Në vitet e fundit, gjykata ka vendosur legalizimin e martesave mes të njëjtit seks në të 50 shtetet amerikane, lejoi ndalimin e udhëtimit që Trump kërkoi për shtetasit nga vende kryesisht myslimane dhe vonoi miratimin e një plani të qeverisë për reduktimin e nivelit të karbonit që çlirohet në ajër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026