Vdekja e të riut nga Kosova në burgun në Serbi, Zotaj: Pse u ndalua nga forcat serbe
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Meçan Zotaj e cilësoi shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur në një burg në Serbi, ku një 28-vjeçar nga Kosova humbi jetën.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zotaj u shpreh se i riu, Artan Zymberi jetonte në Norvegji dhe po kthehej në Kosovë.
Zotaj nënvizoi se Artani u ndalua nga forcat serbe, pasi në automjetin e tij kishte një fotografi me flamurin kombëtar.
Më pas, forcat serbe kanë vënë re tatuazhet e 28-vjeçarit, me Adem Jasharin dhe Gjergj Kastriot Skënderbeut.
“Është shumë lajm i rëndë, jemi prekur të gjithë nga kjo vrasje makabre që i është bërë Artan Zymberajt, një djali shqiptar që e donte shumë atdhuen e tij, e donte shumë kombin e tij. Për një jetë më të mirë jetoi në Norvegji dhe në rrugëtimin e tij për t’u kthyer në Kosovë, në vendlindje, në atdheun e tij, është ndalur nga forcat serbe. Ata kanë hasur në veturën e tij, një fotografi të ngjitur në veturën e tij, me flamurin kombëtar.
Atëherë kanë filluar keqtrajtimet, e kanë arrestuar, janë munduar t’i ngjisin 100 lloj mënyra akuzash dhe kur kanë parë në trupin e tij, fotografinë me shqiponjë, kanë parë tatuazhin e Adem Jasharit dhe Gjergj Kastriotit, kanë instensifikuar të gjitha mënyrat e presionit ndaj Artanit dhe e kanë arrestuar. Ai mund të ketë rezistuar për krenarinë e tij kombëtare dhe akuza për të cilën serbët e mbajtën 19 muaj dhe që e kishin dënuar për 3 vjet, është shumë qesharake, ata e kanë akuzuar për terrorizëm, ndërkohë që Artani është 28-vjeçar, as nuk kishte marrë pjesë në luftën e Kosovës, as nuk iu gjend ndonjë armë, ishte thjesht një emigrant që kthehej nga Norvegjia në Kosovë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta