Bujar Osmani me homologun bullgar: Palë të treta duan mosmarrëveshje
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria po tentojnë të mënjanojnë tensionet mes dy popujve dhe gjuhën e urrejtjes duke bashkëpunuar në fusha të ndryshme kulturore e biznesi.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani gjatë një konference për media me ministrin e Jashtëm bullgar tha se afrimi i popujve do e mënjanojë ndikimin e palëve të treta që duan mosmarrëveshje mes shteteve fqinje.
Mënyra më e mirë për pengimin e gjuhës së urrejtjes është dominimi i fjalorit pozitiv mes shteteve, tha Osmani.
Ndërsa, ministri i Jashtëm bullgar Nikollaj Millkov theksoi se gjuha irredentiste nuk është qëndrimi i Sofjes zyrtare dhe përshëndeti hapjen e klubeve bullgare në Maqedoninë e Veriut.
“Numri i klubeve bullgare po rritet, ndërsa kjo është një shenjë e mirë se bullgarët në RMV kështu i theksojnë interesat e tyre etnike. Presim prej RMV-së që të sigurojë ambient të mirëkuptimit, klubet të jenë ura të mirëkuptimit dhe të mos jenë arsye shtesë për urrejtje”, u shpreh Nikollaj Millkov, ministër i jashtëm i Bullgarisë.
Për të ndërtuar më shumë ura komunikimi, u mbajt edhe një forum biznesesh nga Maqedonia dhe Bullgaria ku morrën pjesë mbi 150 përfaqësues të forumit biznesor.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama