“Paketa anti-korrupsion”, Tabaku depoziton në Kuvend 5 ndryshime ligjore
Deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku, ka prezantuar dhe depozituar në Kuvend 5 ndryshime ligjore të pjesës së “Paketës Anti-korrupsion”.
Në një deklaratë për mediat në Kryesinë e Parlamentit, Tabaku deklaroi se kjo nismë vjen për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, pasi korrupsioni është kthyer në gangrenë, ndërsa të gjithë raportet ndërkombëtare drejtojnë gishtin tek problemi korrupsionit.
Tabaku bëri të ditur 5 projektligjet në të cilat ka propozuar amendimet përkatëse, të cilat janë, Ligji për Prokurimet Publike, Ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik dhe Privat, Ligji për Planifikimin dhe Rregullimin e Territorit, Ligji për Investimet Strategjike dhe Ligji për Komisionet Hetimore.
“Të gjitha këto sot sigurisht që janë realitet që çdo shqiptar e ndjen çdo ditë në jetën e tij të përditshme, por në ditën e luftës ndaj korrupsionit, në 8 Dhjetor, në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, unë do të prezantoj një paketë me 5 ligje që ne do të lançojmë sot. Kjo sigurisht që nuk do të kufizohet në vetëm këto propozime, por do të vazhdojë dhe do të pasurohet njëkohësisht dhe me propozime të tjera në kohë”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni