Goditja e Berishës, Biberaj: Shqetësuese fryma e dhunës që ka krijuar Rama
Funksionari i PD-së, Aleksandër Biberaj tha se incidenti që ndodhi më 6 dhjetor ku Gert Shehu goditi me grusht kreun PD-ja Sali Berisha, ishte i turpshëm.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se shqetësuese është fryma e dhunës që ka krijuar kreu i qeverisë Edi Rama.
Më tej ai ngriti dyshime për reagimin e menjëhershëm të strukturave shtetërore sapo u godit lideri historik i PD-së.
“Ajo që ndodhi ishte e turpshme. Nuk ka ndodhur asnjëherë një gjë e tillë. Kjo ishte jashtë çdo logjike dhe e turpshme.
Mua më shqetëson fryma që ka krijuar Edi Rama në këtë vend, është frymë e dhunës dhe terrorit. Çdo qytetar ndihet i rrezikuar nga dhuna e terrori sepse këtë frymë ka krijuar Edi Rama. Ky është formimi i tij, kjo ka qenë jeta e tij. Mua nuk më intereson nëse e ka krijuar Edi Rama apo të tjerë.
Ajo që më shqetëson është edhe kundërpërgjigja e shpejtë e strukturave shtetërore pa një investigim për të paraqitur personin me probleme psiqike. Edhe zyra e shtypit edhe drejtori i Përgjithshëm së Policisë së shtetit kanë gabuar. Në këtë rast edhe Rrumbullaku është përdorur nga politika. Politika e Ramës ka ndërhyrë në çdo qelizë të qytetarëve dhe në çdo qelizë të institucioneve shtetërore”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur