Lita: Deri më 14 maj, rusët dhe iranianët përpjekje për destabilizimin e Shqipërisë

9 Dhjetor 2022 | 10:19

Gazetari Lavrdim Lita e sheh reagimin e hakerave iranianë pas sulmit ndaj kryedemokratit Sali Berisha, si një përpjekje për të përhapur destabilitet në vend.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lita u shpreh se sulmet e iranianëve, por edhe rusëve, do të vazhdojnë në Shqipëri deri më 14 majt të vitit të ardhshëm, kur do të mbahen dhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Unë e kam thënë këtu te ju që ata brenda kanë operatorë shqiptarë që e monitorojnë median tonë dhe politikën tonë. Reagimi i tyre ishte për të hapur pështjellim, për të destabilizuar. Këto sulme ose këto ndërhyrje në habitatin tonë politik, mediatik do të shpeshtohen në javët dhe muajt në vazhdim, deri më 14 maj.

Qëllimi i tyre është të krijojnë destabilizim dhe është provuar që nuk është vetëm organizatë irananiane, por është ruso-iraniane që tenton të destabilizojë politikën dhe shoqërinë e vendit tonë”, theksoi ai.

Pas sulmit nga Sali Berishës më 6 dhjetor në protestë, hakerat iranianë reaguan duke thënë se 31-vjeçari Gert Shehu, është i inflitruar në Policinë e Shtetit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026