Spahiu: Berisha sulmon Kim sepse dyshon që pas “grushtit” është SHBA

10 Dhjetor 2022 | 16:27

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se kreu i PD-së Sali Berisha mendon se pas grushtit në bulevard nga Gert Shehu, fshihet SHBA.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi se Berisha e ka marrë si paralajmërim grushtin dhe kjo ka qenë arsyeja që Berisha reagoi ashpër ndaj ambasadores Yuri Kim dhe ambasadorit britanik.

“Berisha ka qenë i ashpër sepse në vetvete ai ndjen se grushti  ndaj tij ka qenë prapaskenë amerikane. Në logjikën e tij ai thotë se përse nuk më ndodhi 32 vjet. Pse kjo gjë ndodhi pikërisht në ditën kur vijnë kryeministrat dhe njerëzit më të fuqishëm në Tiranë.

Ai e ka marrë si një mesazh paralajmërues se ka kaluar vijën e kuqe kundër perëndimit dhe prandaj reagimi i Berishës kundër Kim dhe ambasadorit britanik është tejet i ashpër. Ai e ka marrë si paralajmërim të fundit grushtin. Berisha mendon se pas asaj goditje në bulevard, mund të fshihet një dorë e perëndimit për ta paralajmëruar si kërcënim të projekteve perëndimore.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024