Operatorja e parë vajzë në Shqipëri: U internova në “74, çfarë më tha babai
Sonja Mamaqi, operatorja e parë vajzë në Shqipëri që u dashurua me kamerën që në moshën 16-vjeç, ka ardhur në një rrëfim ndryshe për ‘Real People’ në Euronews Albania.
Ajo tha se në vitin 1974 së bashku me familjen u internua nga Tirana drejt Tepelenës dhe këtë e kuptoi në një material filmik, kur babanë e saj e kishin prerë nga një video të xhiruar në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Më tej ajo theksoi se u shkëput nga kamera për t’u rikthyer më pas në vitin 1991, kur ra diktatura dhe erdhi demokracia.
“E mbaj mend ditën kur u shkëputa nga kamera. Ishte viti ’74 dhe babai ishte në takim tek Enver Hoxha, pas fushatës së deputetëve në Teatrin e Operas dhe Baletit xhironin dhe babai ishte në Presidium. Kur doli materiali unë e pashë, kur vjen Ramiz Aliaj, presin pjesën që ishte babai im. Atëherë kuptova se çfarë ka ndodhur.
Shkoj në shtëpi dhe i thashë babit se çfarë ka ndodhur, më tha babai se nuk e di se çfarë ka ndodhur, por të jeni të bindur se nuk i kam prekur një fije floku partisë e as popullit. Pastaj më thirrën në komitet të Partisë dhe më thanë që për tre ditë bëhu gati se do ikës në Tepelenë. Që nga ai moment nuk e preka më kamerën deri në ’91 kur erdhi demokracia. Atje e kuptova që diçka po ndodh në familjen tonë”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- U dashurua me kamerën që 16-vjeç, rrëfehet operatorja e parë vajzë në Shqipëri
- Problemet post-covid, mjeku: Cilat janë moshat që kërkojnë më shumë trajtim spitalor
- Shtohen rastet e sëmundjeve mendore, psikiatri: Jo të gjithë janë të rrezikshëm
Manushaqja, poetja e lirë në “Real People”: Familjarët nuk mi kanë lexuar librat
Historia e zysh Nerminit, mësuesja ikonë e baletit shqiptar tregon pengun e saj
Angjelo rrëfehet në “Real People” për jetën në Greqi:Na diskriminonin ne shqiptarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni